Site icon Telegrafi

Ieronymos: Çështja, siç është kjo e emrit, nuk zgjidhet me protesta

Peshkopi grek Ieronymos mendon se çështja, siç është kontesti me emrin, nuk zgjidhet me protesta, njofton korrespodenti i AIM-së nga Athina.

Për dallim nga protesta në Athinë para katër muajve, kur Kisha Ortodokse Greke i përkrahu ato dhe mori pjesë me tre përfaqësues, tani Peshkopi grek thotë se qëndrimi i tij është se çështjet nuk zgjidhen me protesta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pozicioni i Kishës është i qartë dhe atë e përsërisim. Kisha tha: emri Maqedonia nuk është e lehtë që ta japim, ta huazojmë. Qëndrimet e mia janë se çështjet nuk zgjidhen me protesta, me të bërtitura. Përgegjës është Kuvendi, do të vendos dhe do të merr përgjegjësi dhe se Kuvendi nuk është i vetëm, votohet nga populli”, tha Ieronymos duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version