Telegrafi

IEQ: BE duhet t’i fillojë pa vonesë negociatat me Maqedoninë e Veriut

Përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së që morën pjesë në takimin e sotëm të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Iniciativës së Evropiane Qendrore (IEQ) në Triestë, thanë se është e rëndësishme që të merret vendim për të nisur pa vonesë negociatat me vendin tonë.

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në fjalën e tij nënvizoi se për herë të parë në historinë tonë, vendi ynë nuk ka probleme me asnjë fqinjin.

Duke përshëndetur angazhimin e fortë të Italisë gjatë gjysmës së parë të Kryesisë së IEQ-së, Dimitrov theksoi rëndësinë dhe rolin e IEQ-së gjatë 30 viteve të fundit në drejtim të stabilizimit të rajonit dhe çështjeve që lidhen me sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Në fund të takimit u miratua Deklarata e Triestës, e cila konfirmoi rëndësinë e zgjerimit të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor. U theksua edhe rëndësia e marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe marrëveshja e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit me Bullgarinë për të gjithë rajonin.

Ministri Dimitrov në margjinat e kësaj mbledhje realizoi takim edhe me homologët e tij nga Kroacia, zv. kryeministrin dhe ministrin Pejcinovic-Buriç, nga Sllovenia me Cerar dhe nga Mali i Zi me Darmanoviq.