Telegrafi

IEA e zvogëloi parashikimin për rritjen e kërkesës globale të naftës

IEA kumtoi se pritet që në vitin 2009 kërkesa e naftës të rritet për 350.000 barelë në ditë, që është për 340.000 barelë në ditë më pak nga parashikimi paraprak i agjencisë para një muaji.

Zvogëlimi i parashikimit për rritjen e kërkesës së "arit të zi" pason pasi që Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) më 6 nëntor kumtoi se ekonomia globale për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore është në rrugë të shënojë rënie të aktiviteteve ekonomike në nivel vjetor.

IEA, gjithashtu e zvogëloi edhe parashikimin për rritje të kërkesës së naftës në vitin 2008 për 320.000 barelë në ditë, në vetëm 120.000 barelë, që është niveli më i vogël ditor nga viti 1985.

Sipas vlerësimeve më të reja, pritet që kërkesa e naftës në botë në vitin 2008 të arrijë mesatarisht 86,2 milionë barelë në ditë, ndërsa vitin e ardhshëm 86,5 milionë barelë. /mia/