Versioni final i IE9 vjen rreth një muaj pas lansimit të versionit Release Candidate, ndërsa plot një vjet pas versionit të parë testues.
Ky version i Internet Explorer është i rëndësishëm për Microsoft dhe të gjithë përdoruesit, sepse njoftimi i vendosur për këtë shfletues thotë për respektimin e ueb-standardeve, që deri më tani nuk ka qenë.
Sipas pritjeve, IE9 do të duhej të ndalonte, ose së paku ngadalësonte, rënien e pjesëve që vërehen te shfletuesi i Microsoftit në vitet e fundit.
Për dallim nga paraardhësi, IE9 sjell linjë më të thjeshtë, JavaScript më të shpejtë, mbështetje për përshpejtim harduerik dhe HTML 5. /Telegrafi/