Telegrafi

IE9, 2.35 milionë shkarkime për 24 orë

Një shënim në blogun zyrtar të Internet Explorer ka përdorur fjalën "wow" për të përshkruar numrat e shkarkimit të versionit të ri të Microsoft.

Megjithatë, kur kihet parasysh se në vitin 2008, Firefox 3 theu rekordin Guinness si softueri më i shkarkuar brenda një dite, me tetë milionë shkarkime, shifrat e IE9 nuk janë edhe aq mbresëlënëse.

Dihet se Firefox 3 ishte në dispozicion edhe për Mac edhe PC, mirëpo e ka ‘mposhtur’ trefish shfletuesin e ri të Windows sa i përket numrit të shkarkimeve në ditën e parë. /Telegrafi/