Site icon Telegrafi

IDSC: Të formohet një qeveri kalimtare

Instituti për demokraci ”Societas Civilis” (IDSC), Shkup, u është drejtuar liderëve të partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, kryetarit Gjorge Ivanov dhe bashkësisë ndërkombëtare, me propozime konkrete për zgjidhjen e krizës politike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, këto propozime do të mundësojnë zbatim më gjithpërfshirës dhe qëndrueshmëri në hapat reformues. Disa nga propozimet janë: rishikimi nga Gjykata Kushtetuese, i vendimit për shpërndarjen e Kuvendit dhe për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, tërheqja e vendimit të kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, të formohet një qeveri kalimtare me mandat deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të parashikuara për më 2018, me një qëllim të vetëm – zbatimi i reformave me afat të caktuar, të mbështetura nga Komisioni Evropian.

Si propozim i fundit është deklarimi zyrtar nga Gjykata Kushtetuese për iniciativën rreth vlerësimit të kushtetueshmërisë së Ligjit për Prokurorinë Speciale Publike./Telegrafi/

Exit mobile version