Burime nga burgu i Idrizovës për gazetën Koha njoftojnë se rreth orës 13 e 30 minuta (para gjysmë ore) është vetëmbytur një i burgosur në burgun e Idrizovës.
Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për personin I.M., i moshës 37-38 vjeçare nga Kërçova.
Ai ka qenë i dënuar me burg të përjetshëm, kurse deri tani ka vuajtur rreth 13 vite. Shokë të tij nga burgu kanë thënë se I.M. ka vendosur t’i japë fund jetës i dëshpëruar që nuk është përfshirë në ligjin për amnisti./Koha.mk/