Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka thënë se një pikë ndaj Ferizajt është epilogu real.
Trepça ’89 barazoi 1-1 me Ferizajn në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
“Mund të themi se barazimi ishte epilog real. Një pikë është e kënaqshme. Neve na mbetet të punojmë për ndeshjet tjera”.
“Patjetër që duhet të punojmë. Nuk mund të jem i kënaqur për ato ndeshjet ku kemi pasur avantazh dhe nuk kemi marrë pikë. Ky është futbolli”.
“Neve na mbetet të punojmë sidomos në përfundimin e aksioneve”, ka thënë Idrizi.
Kjo ishte ndeshja e katërt e Ferizajt pa humbje, duke marr një fitore dhe tre barazime dhe me shtatë pikë mban pozitën e shtatë. Në anën tjetër Trepça ’89 ka gjashtë pikë dhe mban vendin e tetë. /Telegrafi/