Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Nehat Idrizi, sot ka pritur një delegacion nga Këshilli Gjyqësor e Malit të Zi, të kryesuar nga Mladen Vukçeviq, kryetar i këtij Këshilli.
Idrizi ka njoftuar delegacionin me funksionimin e sistemit gjyqësor, arritjet dhe sfidat, me të cilat ёshtё dashur të ballafaqohet sistemi gjyqësor në Kosovë.
Ai me theks të veçantë foli për reformën gjyqësore, vlerësimin e gjyqtarëve si dhe procesin e riemërimit të gjyqtarëve. Gjithashtu, ai përmendi disa qëllime kryesore që kanë për detyrë të rrisin efikasitetin e sistemit gjyqësor, ngritjen e besimit të qytetarëve.
Nga ana tjetër, kryetari Këshillit të Malit të Zi, Mladen Vukçeviq, u shpreh i kënaqur me vizitën që po i bënë Kosovës, si dhe prezantoi funksionimin e sistemit gjyqësor të Malit të Zi.
Vukçeviç, gjithashtu, e përgëzoi kryesuesin e KGjK-së, Idrizi për emërimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës si anëtarë të bordit të Rrjetin Ballkanik dhe Euro – Mesdhetar të Këshillave Gjyqësor.
Në fund të takimit, dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për institucionet që ata drejtojnë për të këmbyer eksperienca pozitive.
Në kuadër të kësaj vizite delegacioni nga Mali i Zi do të vizitoi Këshillin Prokurorial të Kosovës, Fakultetin Juridik të Prishtinës si dhe Akademinë e Drejtësisë. /Telegrafi/