Shpëtim Idrizi nga Partia për Drejtësi, Integrime dhe Unitet nga Shqipëria ka deklaruar sedeleegacioni shqiptar duhet të kërkojë të di se çfarë ka ndodhur me raportin e Dick Martyt dhe cilat janë rezultatet e tij.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar pak ditë më parë për mbledhjen e nënshkrimeve në Asamblenë e Këshillit të Evropës, për një rezolutë të re mbi rezolutën e viti 2011, në të cilën janë ngritur akuza nda UÇK-së për trafikim organesh njerëzore. Sipas Idrizaj, një inciativë e tillë duhet mbështetur.
“Inciativa e re e Parlamentit të Shqipërisë është për tu mbështetur dhe e kam thënë në fjalën time në Parlament se në njëfar forme, ne po e shlyejmë detyrimin që kemi, apo që kishim për ta bërë këtë në Këshillin e Evropës në vitin 2011. Pra, në njëfarë mënyre, Parlamenti i Shqipërisë do duhej që ta kishte mbajtur këtë qëndrim akoma më të fortë atëherë kur kaloi raporti i Dick Martyt”, ka deklaruar ai.
Tutje, ai ka treguar një sygjerim për delegacionin shqiptar gjë të cilën thotë se e ka bërë edhe përmes rrugëve zyrtare.
“Sigurisht që ka ca hapa të cilët duhet t’i marrim para se të rishfaqim një rezulotë, unë do të ia sygjeroja delegacionit shqiptar gjë që e kam bërë në rrugë zyrtare, që më përpara ata të kërkojnë një process shkrimi që çka është bërë me këtë raport dhe cilat janë rezultatet e këtij raporti, pas më shumë se 10 vitesh dhe nëse ky raport nuk ka provuar arsyet për të cilat ky raport është ngritur, mund të pasohet nga një rezulotë që ta rrëzoj raportin e Dick Martyt. Por ajo që dua të them është fakti që ka qenë shumë e qartë kur u paraqit ky raport që ishte një raport i sforcuar, një raport i cili nuk kishte asnjë fakt…”, ka thënë ai.
Idrizi ka thënë se tashmë është e qartë se e gjitha ishte një përpjekje e Serbisë dhe jo vetëm.
“Shqipëria dhe Parlamenti i Shqipërisë po bëjnë gjënë e duhur sepse edhe pas kaq shumë kohësh, ka ardhur koha që edhe Këshilli i Evropës dhe ata që inciuan këtë rezulotë të shohin që asnjë gjë nuk është e provuar por tashmë, ne e kemi të qartë se ka qenë një përpjekje e Serbisë, e Rusisë, e prokurorëve të tyre pikërisht për të njollosur luftën çlirimtare të UÇK-s”, ka deklaruar ai.
Rezoluta 1781 e vitit 2011 bazohet në raportin Dick Martyt, ku pretendohet se ishin ‘kryer krime të rënda gjatë konfliktit në Kosovë, përfshirë trafikimin e organeve njerëzore. Këto krime deri më tani kishin mbetur të pandëshkuara dhe nuk kishin qenë objekt i ndonjë hetimi serioz’ dhe si pasojë, erdhi formomi i Gjykatës Speciale.
Ky njoftim i Ramës erdhi në ditën kur ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të UCK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.