Telegrafi

Idrizi pas triumfit ndaj Ferizajt: Është hera e parë që i fitojmë dy ndeshje rresht, na jep komoditet dhe stabilitet

Trepça ’89 mori fitore spektakolare ndaj Ferizajt 3-2 në kuadër të javës së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Trajneri i skuadrës nga Mitrovica, Shpëtim Idrizi ka thënë se ai është shumë i lumtur me këtë fitore, duke përgëzuar angazhimin e lojtarëve të tij.

“E kemi ditur se do të jetë një sfidë e vështirë dhe iu kemi qasur takimit me seriozitetin më të madh, për ta fituar”, deklaroi strategu i Trepçës ’89 për ArtSport.

“Këtë ia dolëm, falë angazhimit të madh të lojtarëve që i përgëzoj për atë që treguan në fushë”.

“Është hera e parë që i fitojmë dy ndeshje rresht dhe kjo na jep një stabilitet dhe komoditet për një periudhë”.

“Na mbetet akoma të përmirësohemi pasi ka edhe shumë ndeshje deri në fund”, ka shtuar më tej Idrizi. /Telegrafi/