Kryetrajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi nuk është ndarë i kënaqur me reagimin e futbollistëve të tij në duelin e humbur ndaj Ballkanit, pasi që tekniku mitrovicas beson se kishin marrë gjithë masat e nevojshme.
I pari i stolit të “minatorëve” beson se humbja erdhi pas gabimeve amatoreske në pjesën e parë të lojës, teksa beson se futbollistët e tij i falën fitoren Ballkanit qysh në 45 minutat e para të lojë
“Ndeshja përfundoi për ne qysh në pjesën e pare. Ne ia falëm fitoren Ballkanit me disa gabime amatoreske. Pjesa e dytë ishte më ndryshe, u munduam të reagonim, por ishte vonë dhe Ballkani me meritë e fitoi ndeshjen. Shqetësuese është reagimi i disa futbollsitëve në pjesën e parë të lojës, pasi që kishim punuar shumë gjatë javës për të mos i bërë ato gabime”, deklaroi Idrizi pas ndeshjes.
Idrizi më pas foli edhe për dy ndeshjet e radhës që skuadra e tij i zhvillon ndaj Dritës dhe ndaj Prishtinës
Drita & Prishtina? “Me këtë lloj angazhimi sikurse në pjesën e dytë të lojës ndaj Ballkanit mendoj se do ti fitojmë të dy ndeshjet”, mbylli Shpëtim Idrizi.
Trepça ’89 mbetet në mesin e tabelës me pesë pike të grumbulluara. /Telegrafi/