Telegrafi

Idrizi pas barazimit me Llapin: Mëkat që humbëm dy pikë, por ky është futbolli

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka folur pas barazimit ndaj Llapit, duke thënë që skuadra e tij e ka merituar fitoren.

Llapi dhe Trepça ’89 kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen e vlefshme e vlefshme për javën e dytë në ALBI Mall Superliga e Kosovës.

Vendasit kaluan të parët në epërsi, por mysafirët ishin afër të merrnin tri pikët, pasi vetëm një autgol i minutave të fundit ia mohoi fitoren.

Ky barazim ka lënë shije të hidhur te trajneri i 89-shin, Idrizi, i cili e ka cilësuar mëkat humbjen e dy pikëve, ndërsa ka shtuar se është i kënaqur me lojën.

Lexo po ashtu Llapi dhe Trepça ’89 ndahen në paqe

“Është mëkat që humbëm dy pikë të tjera. Ishte njësoj si në ndeshjen e parë ndaj Dritës”, ka thënë fillimisht Idrizi pas ndeshjes.

“Jam i kënaqur me angazhimin dhe vullnetin e këtyre lojtarëve, por për fat të keq, largohemi me vetëm një pikë. Ky është futbolli”.

“Presioni i Llapit e bëri të veten, por jam i kënaqur me lojtarët dhe me angazhimin e tyre”.

“Nëse vazhdojmë në mënyrë të tillë do të kemi suksese. Jemi pa disfatë që nga muaji mars”, përfundoi trajneri i mitrovicasve. /Telegrafi/