Site icon Telegrafi

Idrizi: Nuk e merituam humbjen nga Prishtina, e dominuam ndeshjen

Trajneri i Trepçës ‘89, Shpëtim Idrizi ka folur pas humbjes 3-0 nga Prishtina në kuadër të javës së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Mitrovicasit morën edhe humbjen e dytë radhazi duke mos mundur assesi të kendellen dhe të largohen nga fundi i tabelës.

Kjo humbje nga Prishtina në shtëpi ka lënë shije të hidhur te “Minatorët” dhe këtë e ka treguar edhe trajneri i tyre pas ndeshjes.

“Faktikisht nuk e merituam humbje, pasi duke u bazuar në pjesën e parë e dominuan ndeshjen dhe krijuam shumë raste deri te penallti që ndryshoi ndeshjen”, ka thënë fillimisht Idrizi.

“Në pjesën e dytë u qasem me mjaft seriozitet, por goli i dyti në demoralizoi disi dhe u ndalem.

“Provuam me dy sulmues, por nuk arritëm t’i thyejmë. Djelmoshat po angazhohem mjaftueshëm, por nuk po arrijmë ta gjejmë golin”.

“Afati i janarit? Duhet të përforcohemi në mesfushë dhe në sulm, pasi në këto pozita po hasim në vështirësi”, përfundoi trajneri i mitrovicasve. /Telegrafi/

Exit mobile version