Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se këtë të premte kanë nënshkruar kontrata me 26 klube sportive dhe organizata joqeveritare.
Idrizi ka thënë se këto klube sportive dhe organizata joqeveritare janë përfituese të subvencioneve nga thirrja publike e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport së Vushtrrisë.
Kryetari ka bërë të ditur se vlera e këtyre kontratave është 49 mijë euro, shkruan Telegrafi.
“Sot nënshkruam kontratat me 26 klube sportive dhe OJQ, përfitues të subvencioneve nga thirrja publike e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në vlerë prej 49,000 £”, ka shkruar Idrizi.
Ai u ka uruar suksese atyre në realizimin e projekteve. /Telegrafi/