Telegrafi

Idrizi: Lojtarëve nuk kishin vetëbesim, janë edhe nëntë ndeshje deri në fund

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka thënë se mungesa e vetëbesimit po u kushton me rezultate negative në këtë kampionat, por shtoi se janë edhe nëntë ndeshje për të marr atë që duan.

Trepça ’89 të shtunën humbi në udhëtim te Prishtina me rezultatin 4-1 edhe pse pjesën e parë e mbylli me epërsi.

“Është për të ardhur keq kjo humbje sepse shënuam të parët kundër Prishtinës dhe kishim përparësi të madhe”.

“Gjithçka ishte në favorin tonë. Patëm raste ta dyfishonim apo trefishonim rezultatin, nuk shënuam. Në pjesën e dytë na mungoi vetëbesimi dhe kjo na kushtoi me humbje”.

“Janë edhe nëntë ndeshje deri në fund. Me këtë humbje jemi pak prapa. Ne nuk do të dorëzohemi në asnjë moment deri në fund”, ka thënë Idrizi.

Prishtina është e katërta me 38 pikë, ndërsa Trepça ’89 e teta me 29 pikë. /Telegrafi/