Site icon Telegrafi

Idrizi kërkon më shumë përgjegjësi nga lojtarët e Trepçës ’89

Trepça ’89 është mposhtu 3-2 në shtëpi nga Malisheva në kuadër të javës së pestë në Albi Mall Superliga.

Pas ndeshjes, trajneri Shpëtim Idrizi ka kërkuar më shumë përgjegjësi nga lojtarët e tij.

“Të them të drejtën nuk e nisëm mirë ndeshjen dhe me një gjysmë rasti na ndëshkoi Malisheva”, ka deklaruar ai për ArtSport.

Lexo po ashtu Malisheva shënon fitore në udhëtim te Trepça '89

“U angazhuam në fund të pjesës së parë, njësoj si në të dytën dhe patëm paraqitje më të mirë. Por, u dënuam pas dy shpërqendrimeve.

“Krijuam shumë por nuk arritëm ta kthejmë rezultatin. Djemtë kanë bërë shumë mirë edhe në ligën e parë”.

“Por, ndoshta lojtarët duhet të mendojnë të marrin më shumë përgjegjësi”, ka shtuar më tej Idrizi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version