Site icon Telegrafi

Idrizi: Humbja e tretë radhazi, për ne është shqetësuese 

Trepça ’89 ka pësuar humbjen e tretë radhazi, teksa është mposhtur nga Gjilani me rezultat minimal 1-0.

‘Minatorët’ nuk janë në pozitë të mirë në tabelë dhe kishin nevojë për pikë, por edhe nga kjo ndeshje dolën pa pikë.

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka thënë se për të është shqetësuese mënyra se si e humbën ndeshjen, pasi mbrojtja dhe mesfusha nuk ishin të vendosura mirë.

“Momenti i pranimit të golit erdhi nga një situatë që ndoshta nuk ishte as aksion për gol. Nuk ishte e vendosur mirë as mesfusha dhe as mbrojtja”.

“Gjilani ka përvojë në ekip dhe di të dënojë. Është humbja e tretë radhazi dhe është shumë shqetësuese”.

“Tani duhet të marrim masat dhe të kthehemi te rezultatet pozitive”, ka deklaruar trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version