Site icon Telegrafi

Idrizi i gëzuar për fitoren dhe mospranimin e golit ndaj Dukagjinit

Trepça ‘89 ka shënuar fitore në xhiron e tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Mitrovicasit mposhtën 3-0 Dukagjinin në “Riza Lushta”, duke thelluar krizën e klinasve.

Trajneri i ‘89-shit, Shpëtim Idrizi, pas ndeshjes tha se është shumë i lumtur me fitoren dhe i gëzuar që nuk pranuan gol, shkruan Gazeta Olle.

“Jam shumë i lumtur që fituam tri pikë. Më gëzon fakti që nuk morëm gol për herë të parë këtë sezon. I jemi qasur ndeshjes vetëm për fitore dhe i përgëzoj djemtë për angazhimin dhe për atë që treguan gjatë 90 minutave”.

Lexo po ashtu Trepça ’89 merr tri pikë ndaj Dukagjinit

“Morën tre pikë shumë të rëndësishme. Ndoshta shumicën e ndeshjeve i kemi dominuar, por na ka munguar fati në këtë aspekt”.

“Djemtë reaguan shumë mirë pas barazimit me Ferizajn. Kjo fitore është arritur falë tyre”, ka thënë Idrizi.

Exit mobile version