Kandidatja për kryetare në Komunën e Mitrovicës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valdete Idrizi, votoi në shkollën fillore ” Andon Zako Cajupi”.
E shoqëruar nga nëna e saj, në një prononcim për media ajo i ftoi të gjithë qytetarët që dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Tradicionalisht kam dal të votoj me nënën time. Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre që e kanë të garantuar edhe me Kushtetutë. Po e shoh që është një ditë shumë e mirë, dhe shpresoj që të jetë kështu e qetë dhe e mirë”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/