Telegrafi

Idrizi: Fitorja shkon për Erion Kajtazin, jemi përmirësuar nga sezoni vjeshtor

Trepça ’89 ka marrë fitore tejet të vlefshme në Riza Lushta përballë Dritës me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë sfidë për vendasit e realizoi Armend Gashi 12 minuta pas fillimit të ndeshjes.

Me këtë fitore ‘minatorët’ i ikin zonës së rrezikshme duke kaluar në pozitën e shtatë në tabelë.

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka thënë se fitoren ia dedikojnë ish-lojtarit të tyre të ndjerë Erion Kajtazin, derisa thotë se janë përmirësuar nga edicioni vjeshtor.

“Para se të flas për ndeshjen, dua që këtë fitore t’ia dedikoj ish-lojtarit tonë Erion Kajtazit, i cili do të jetë përherë në zemrat tona”.

“Sa i përket ekipit, kemi pasur ngecje në stinorin e kaluar, por sot u pa përvoja e madhe e Ahmet Halitit, kur Drita kishte posedimin e topit”.

“Me përvojën e tij dhe angazhimin e të tjerëve arritëm që të shënonim gol. Dua t’i përgëzoj të gjithë për angazhimin”, është shprehur Idrizi. /Telegrafi/