Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka folur pas humbjes nga Drita, duke thënë se vendasit kishin më shumë përvojë dhe në bazë të kësaj e fituan ndeshjen.
Drita ka shënuar fitore me rezultat 3-1, por 89-shi krijoi raste dhe iu anulua një gol nga VAR.
“Duke marrë parasysh se kur krijon shumë raste kundër Dritës, është normale që përvoja e tyre na ndëshkoi”.
“Ndoshta, nuk jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve por krijuam shumë raste. Çelësi kryesor i fitores së Dritës ishte penalltia që u shkaktua”.
“Sepse aty ekipi pësoi një rënie, gjë që nuk guxon të na ndodh në të ardhmen. Neve na mbetet të punojmë në aspektin psikik me lojtarët për t’u mos dorëzuar asnjëherë deri në fund të ndeshjes”, ka thënë Idrizi.
Trepça ’89 mbetet në pozitën e gjashtë me nëntë pikë. /Telegrafi/