Telegrafi

Idrizi e pranon se Trepça ’89 mori një fitore të mundimshme përballë Besës

(Foto: Screenshot/SuperSport)

Trepça ’89 ka marrë një fitore spektakolare në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Mitrovica fitoi 4-2 në shtëpi përballë Besës, mirëpo që pjesën më të madhe të punës e kryen në 45 minutat e parë.

Trajneri Shpëtim Idrizi e pranoi se ishte një fitore e mundimshme, pasi duhet pasur kujdes ndaj skuadrave si ajo e Pejës.

Lexo po ashtu Mbyllet ndeshja dramatike mes Trepçës '89 dhe Besës me gjashtë gola të shënuara

“E kemi ditur që do jetë një ndeshje e vështirë, pavarësisht renditjes tabelore dhe skuadrës që tashmë ka Besa”, ka thënë trajneri i Trepçës ’89 për ‘ArtSport’.

“Ndaj këtyre ekipeve kur nuk realizon të vështirësohen punët. Megjithatë, pavarësisht asaj, ne fituam me meritë për vazhdimësinë e kampionatit”  ka shtuar më tej Idrizi. /Telegrafi/