Telegrafi

Idrizi: E dinim se do ishte vështirë, i lumtur me tri pikët

Trepça ’89 ka marrë një fitore tejet të vlefshme, por shumë të vështirë në udhëtim te Besa e Pejës (2-1).

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Shpëtim Idrizi ka mbetur i kënaqur me fitoren e arritur, teksa tregon se çfarë u tha futbollistëve para ndeshjes:

“E kemi ditur që do jetë një ndeshje e vështirë, pasi që Besa na ka mposhtur në takimin e parë. U kam thënë futbollistëve të jenë të përgatitur psiçikisht dhe të vëmendshëm gjatë gjithë kohës”.

“Jemi treguar cinik në mundësitë që kemi patur dhe kemi realizuar dy gola. Mund të thm se jam i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët në këtë ndeshje”, ka deklaruar Idrizi.

Trepça ’89 tashmë renditet në pozitën e pestë të renditjes tabelare dhe ka të grumbulluara 31 pikë.

Në takimin e radhës ‘minatorët’ e presin në shtëpi Feronikelin. /Telegrafi/