Site icon Telegrafi

Idrizi dhe Hamza vizitojnë stafin shëndetësor të QKMF-së në Vushtrri

Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza kanë vizituar sot stafin shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri.

Idrizi ka thënë se kjo vizitë është bërë për t’i “dëgjuar nga afër”’ sfidat dhe nevojat e këtij stafi shëndetësor, shkruan Telegrafi.

“Bashkë me kandidatin për kryeministër, mikun tim, z. Bedri Hamza, vizituam mjekët dhe stafin shëndetësor në QKMF-në e Vushtrrisë, për të dëgjuar nga afër sfidat dhe nevojat e tyre”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka thënë se Hamza “është zgjidhja më e mirë” për të ofruar kushte më të mira të punës.

“Bedri Hamza me vizionin e tij për shëndetësinë, për kushte më të mira të punës, paga të dinjitetshme dhe një sistem shëndetësor modern për t’i ofruar shërbime të cilësisë së lartë të gjithë qytetarëve, është zgjidhja më e mirë”, ka thënë tutje ai. /Telegrafi/

Exit mobile version