Site icon Telegrafi

Idrizi: Dhamë maksimumin, por më meritori për fitoren e Ferizajt ishte portieri i tyre

Trepça ’89 ka pësuar humbje para adhuruesve të vet në kuadër të xhiros së 25-të në Albi Mall Superligë.

‘Minatorët’ janë mposhtur nga Ferizaj me rezultat minimal 0-1, një humbje që i lë ata në zonën e rrezikshme.

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka folur pas ndeshjes, ku tha se dominuan kundërshtarin, por që portieri i tyre ishte në top formë dhe më meritori për fitoren e skuadrës mysafire.

“Gabimi i parë, mos vendosja e mirë në mbrojtje, na kushtoi me një gol. Në këtë ballafaqim ne dhamë maksimumin”.

“Duhet përmendur edhe se portieri i Ferizajt ishte më meritori që ata morën pikët e plota nga kjo përballje”.

“Në pjesën e dytë nuk arritëm t’i shënojmë rastet që i patëm. Ne do të mundohemi t’i rikuperojmë pikët e humbura dhe të vazhdojmë tutje”, ta Shpëtim Idrizi. /Telegrafi/

Exit mobile version