Trepça ’89 ka arritur të marrë fitore pas gjashtë ndeshjeve në Albi Mall Superligë, pasi ka mposhtur Drenicën me rezultat 1-0.
E goli i shumëpritur erdhi 13 minuta nga fundi i ndeshjes kur realizoi Armend Gashi për 1-0.
Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi tha se ishte e rëndësishme që nuk pësuan gol dhe morën tre pikët që donin.
“Me rëndësi që sot nuk pësuam gol, por sigurisht se është një fitore e madhe për ne. Duhet nganjëherë edhe neve të na buzëqeshë fati”.
“Drenica u mbrojt mirë, por me angazhim dhe disiplinë arritëm të fitojmë tre pikë të rëndësishme në këtë ndeshje”, tha Idrizi.
Pas kësaj fitore Trepça ’89 metet në vendin e nëntë në tabelë me 15 pikë, sa kanë edhe Malisheva dhe Dukagjini në pozitat tetë dhe shtatë.
Ndeshjen e ardhshme Trepça ’89 do të luaj në udhëtim te Ferizaj, derisa Drenica pret Dukagjinin e Klinës. /Telegrafi/