Site icon Telegrafi

Idrizi i acaruar me mënyrën se si lëshuan fitoren nga duart ndaj Dritës

Trepça ’89 nuk ia doli të mbante epërsinë ndaj Dritës në përballjen e parë në këtë edicion të BKT Superligës së Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Shpëtim Idrizi ka thënë se ata lëshuan tre pikë të sigurta, pasi ishin duke fituar 2-0.

“E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë. Ne kemi treguar se kemi kualitet dhe cilësi brenda ekipit”, ka deklaruar fillimisht strategu i Trepçës ‘89 për ArtSport.

Lexo po ashtu Ndeshje spektakolare në Mitrovicë: Trepça ’89 dhe Drita ndajnë pikët

“Është mëkat që prej avantazhit të dy golave, ndeshja të përfundojë 2:2. Në pranimin e golave ndikoi përqendrimi”.

“Megjithatë, jam i lumtur për angazhimin që e patën futbollistët në fushë si dhe për vullnetin që treguan në duelin ndaj Dritës”, ka shtuar më tej Idrizi. /Telegrafi/

Exit mobile version