Telegrafi

Idriz Voca shënon njërin nga golat më të mirë këtë sezon në Superligën e Zvicrës

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Idriz Voca ka shënuar një supergol gjatë ditës së sotme (e shtunë) në Superligën e Zvicrën me Luzernin.

Luzerni ka arritur të marr një fitore të madhe në udhëtim te Zurichu me rezultat të ngushtë 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të.

Njëri nga më meritorët në fitoren e mysafirëve padyshim se ishte ylli i Kosovës, Idriz Voca.

Voca arriti të shënoj një supergol nga distanca në minutën e 13-të për të barazuar rezultatin në 1-1.

Goli i mesfushorit të Dardanëve tashmë po llogaritet si ndër më të mirët e sezonit në Superligën e Zvicrës.

Ky ishte goli i parë i Vocës këtë sezon në kampionatin elitar zviceran. /Telegrafi/