Cosenza Calcio ka njoftuar sot se ka nënshkruar me mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës, Idriz Vocën.
Mesfushori, i lindur në Zvicër më 15 maj 1997, nënshkroi një marrëveshje deri më 30 qershor 2024.
Sezonin e kaluar Voca veshi fanellën e Ankaragücü, me të cilën bëri 26 paraqitje në Süper Lig të Turqisë.
✍️ Idriz #Voca è un calciatore rossoblù
🔗 https://t.co/UQwaPRibFG pic.twitter.com/pgS29eSCGR
— Cosenza Calcio (@CosenzaOfficial) January 28, 2022
Më parë ai kishte luajtur në radhët e Luzernit (Zvicër) duke luajtur 100 ndeshje dhe duke shënuar 4 gola dhe 5 asistime.
Ai gjithashtu krenohet me 15 ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës. /Telegrafi/