Mesfushori Idriz Voca i FC Luzern ka ngjallur interesimin e klubit nga Bundesliga, Werder Bremen.
Werder po kërkon një lojtar që luan para mbrojtjes, rol që e luan me shumë sukses në klubin e tij Voca.
23-vjeçari tashmë ka luajtur 82 ndeshje në Superligë e Zvicrës, gjë që konfirmon se eksperienca nuk i mungon.
Ai gjithashtu ka dhjetë ndeshje me Kosovën, ku së fundmi mungoi pasi klubit i tij nuk e lejoi të largohej nga Zvicra shkaku i krizës së coronavirusit.
Te Werder Bremen aktualisht gjendet Milot Rashica, ku mund të luajnë së bashku në të ardhmen, nëse ky i fundit nuk largohet nga klubi. /Telegrafi/