Telegrafi

Idris Elba zbulon se ka mbaruar xhirimet e filmit të shumëpritur “Luther”

Idris Elba ka ndarë disa detaje të reja emocionuese rreth filmit të shumëpritur “Luther”.

Aktori, 50-vjeçar, tha se filmi i do të ‘hapë dyert’ së shpejti për sezonin e gjashtë të zhanrit që tanimë dihet, ‘thriller – krim’.

Idris theksoi se më në fund ka përfunduar xhirimet e filmit të ardhshëm duke shtuar se është ‘krenar’ për projektin.

Foto: Getty Images

“Ne kemi përfunduar dhe kemi disa punë për të bërë në film, por është pothuajse aty gati”, tha ai për LADbible.

“Ne jemi vërtet krenarë për këtë”, vazhdoi më tej aktori.

Lexo po ashtu Idris Elba: Jam i emocionuar që po mbush 50 vjet

Idris luan në shfaqjen e popullarizuar si detektivi i vrasjeve, DCI John Luther.

Foto: BBC

Sezoni i pestë dhe i fundit i “Luther” u transmetua në katër netë radhazi në 2019.

Filmi do të ketë edhe aktorë të tjerë si: Andy Serkis dhe Cynthia Erivo. /Telegrafi/

Foto: Universal Pictures