Telegrafi

Idris Elba tregon të vërtetën rreth ofertës për rolin e James Bond

Idris Elba (Foto: Emma McIntyre/Getty ImagesGuliver)

Aktori dhe producenti anglez, Idris Elba, ka konfirmuar se nuk i është ofruar roli për James Bond.

Ai ka qenë një nga kandidatët më të ‘nxehtë’ për të marrë përsipër rolin e agjentit të shërbimit sekret kur Daniel Craig të largohet nga Bond në 2020.

Por, në një intervisë për numrin e muajit gusht të Vanity Fair, Elba ka konfirmuar se nuk i’u është ofruar ky rol.

Idris Elba (Foto: Collier Schorr)

Gjithashtu, aktori 46 vjeç, pranoi se ndihet i zhgënjyer kur disa njerëz pohojnë se roli i 007 nuk mund të luhet nga një aktor me ngjyrë.

“Sigurisht, nëse dikush do të më thoshte se a do e luaje James Bondin do të thosha po. Kjo do të ishte interesante për mua”, ka thënë ndër të tjera Elba.

Lexo po ashtu Martohet Idris Elba, gruaja e tij është 17 vjet më e re

Theksojmë që spekulimet rreth këtij roli ishin përhapur kur Idris Elba ishte fotografuar pranë aktorit Daniel Craig.

Daniel Craig dhe Idris Elba (Foto: Instagram/idriselba)

Nga ana tjetër, aktori para pak muajve është martuar me partneren e tij, Sabrina Dhowre, cila është 17 vjet më e re se ai. /Telegrafi/