Telegrafi

Idris Elba shpallet mashkulli më i pashëm për vitin 2018

Idris Elba (Getty Images)

Aktori i Hollivudit, Idris Elba mori titullin e mashkullit më seksi të vitit 2018 dhe në këtë mënyrë rrëzoi nga froni Dwayne Johnson.

Çmimi u dha nga revista “The Peopple” gjersa më parë këtë titull e kishte fituar edhe David Beckham dhe Adam Levine.

Ai kishte mbetur i befasuar me ndarjen e këtij çmimi pasi nuk e kishte pritur një vlerësim të këtyre përmasave.

“Kur e dëgjova emrin tim për këtë çmim, thash ‘Jo bre, me të vërtetë. Shikova në pasqyrë, peshova veten dhe më tutje tash, Po, me të vërtetë jam seksi. Të jem i sinqertë, kjo është një ndjenjë vërtetë e bukur. Ishte befasi e bukur”, tha aktori.

Kohët e fundit është njoftuar se Idris Elba mund të jetë agjenti i ri sekret James Bond 007, por lajmi u mohua shpejt.

Por, ne mund ta shikojmë atë në filmin “Luther”, por edhe në vazhdimin e filmit “Avengers”.

Ai gjithashtu ishte regjisor i filmit të parë “Yardi”, si dhe është pronar i disa bizneseve në SHBA. /Telegrafi/