Telegrafi

Idris Elba njofton fansat për shëndetin e tij me një video të ndarë në rrjetet sociale

Idris Elba vazhdon të ndajë përvojën e tij me virusin vdekjeprurës COVID-19 apo coronavirusin.

Vetëm disa ditë pasi zbuloi diagnozën e tij pozitive, aktori u shfaq në rrjetet sociale për t’iu përgjigjur pyetjeve nga fansat dhe për të dhënë një azhurnim me shpresë për gjendjen e tij.

Në videon 18-minutëshe, Idris zbuloi se ai nuk ka ethe dhe nuk është kollitur. Por, për shkak se ka astmë, mjekët paralajmëruan se do të rrezikonte për të marrë virusin.

“Unë përgjithësisht ndihem mirë”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Aktori Idris Elba rezulton pozitiv me coronavirus

Sa i përket faktit nëse ai është i shqetësuar për situatën që është përhapur në të gjithë botën, Idris ndau mendimin e tij.

“Po sigurisht që jam i shqetësuar. Unë jam i shqetësuar për virusin. Unë jam i shqetësuar për astmën dhe se si kjo mund t’i bëjë gjërat me të vërtetë të komplikuara për mua kaq shpejt”, vazhdoi ai. “Unë jam i shqetësuar që njerëzit nuk po flasin me njëri-tjetrin për këtë. Unë jam i shqetësuar që njerëzit do të stigmatizojnë njerëzit e tjerë”.

Idris Elba (Foto: Getty Images/Guliver)

Përkundër pasigurisë, Idris është mirënjohës për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që ka marrë që nga rezultati i testit.

“Unë do të ju mbaj të njoftuar. Mundohuni të qëndroni optimistë për atë që po kalojmë. Unë mendoj se të gjithë mund të ndiejmë se bota thjesht po çmendet dhe ka shumë përplasje, energjia është pak e çuditshme. Ky virus është qesharak për fat të keq, por në të njëjtën kohë , mund të jetë një mundësi për ne që të ndalemi … të mendojmë për energjitë që po i nxjerrim”, përfundon Elba. /Telegrafi/