Site icon Telegrafi

Idris Elba fotografohet për herë të parë rrugëve të Londrës pas shërimit nga coronavirusi

Idris Elba është parë në Londër për herë të parë që nga rikuperimi i tij nga oronavirusi.

47-vjeçari, së bashku me gruan e tij Sabrina Dhowre Elba, 30 vjeç, testoi pozitiv me COVID-19 në muajin mars, por tani është rikuperuar plotësisht, shkruan DailyMail.

Idris u vu re duke shijuar një shëtitje pranë shtëpisë së tij të shtunën, pasi ai dhe gruaja Sabrina u kthyen nga izolimi në New Mexico muajin e kaluar, ku Elba edhe u diagnostikua me coronavirus.

Aktori dukej i qetë teksa shëtiste në lagjen e tij si pjesë e stërvitjes së tij të përditshme gjatë izolimit.

Idris kishte veshur një bluzë të thjeshtë të zezë, kombnuar me një palë xhinse.

Idris dhe gruaja e tij Sabrina ishin ndër të parët emra të famshëm që rezultuan pozitiv me COVID-19, ndërkohë pesë ditë para tj edhe aktori Tom Hanks zbuloi se ai dhe gruaja e tij Rita Wilson po vuanin nga kjo.

Në atë kohë, Idris dukej se konfirmoi se kishte kontraktuar virusin nga gruaja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, Sophie, 44 vjeçe, pasi të dy u takuan pak para se ata të dy të rezultonin pozitiv me coronavirus. /Telegrafi/

Exit mobile version