Site icon Telegrafi

Idris Elba emocionon fansat përmes një klipi të shkurtër ku flet për COVID-19

Idris Elba (Foto: Getty Images/Guliver)

Idris Elba i ka emocionuar fansat e tij përmes një mesazhi inspirues, i cili flet për pandeminë globale coronavirus.

47-vjeçari recitoi vjershën e Edgar Albert Guest nga viti 1921 për të rrëfyer një klip të shkurtër për BBC News mes pandemisë globale coronavirus, shkruan Daily Mail.

Videoja 90-sekondëshe është një montazh e pamjeve nga jeta reale të ngjarjeve të javëve të kaluara, duke lëvizur nga raftet e boshatisura të supermarketeve në momente virale, si dhe video personale nga stafet mjekësore.

Videoja përfundon duke na kujtuar të gjithëve se përkundër vështirësive me të cilat përballemi tani, nuk duhet të heqim dorë dhe jep një mesazh që së bashku, do t’ia dalim.

Lexo po ashtu Idris Elba dhe gruaja e tij, Sabrina kaluan periudhën e izolimit pasi rezultuan pozitivë me COVID-19

Pasi klipi u shpërnda në internet, ndjekësit përmes rrjetit social Twitter komentuan duke lavdëruar videon e shkurtër. Në ditët në vijim, BBC është e vendosur të nxjerrë më shumë montazhe, me poezi të lexuara nga yjet e njohura.

Idris dhe Sabrina Elba (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Muajin e kaluar, Idris dhe gruaja e tij, Sabrina, testuan pozitivë për COVID-19, por që atëherë janë shëruar plotësisht nga virusi. /Telegrafi/

Exit mobile version