Telegrafi

Idri Istrefi është kandidat i ASH-së për në Strugë, kundërkandidati nga BDI është Ramiz Merko

Idri Istrefi është kandidati për kryetar në Komunën e Strugës nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Ai është zgjedhur unanimisht nga dega e partisë në Strugë. Me profesion është elektrinzhiner dhe i punësuar në ELEM. Sipas biografisë së tij, Istrefi është anëtar i Këshillit Qendror të ASH-së.

Ai ka punuar në disa funksione në parti, ndërsa nga viti 1996 deri në vitin 005 ka qenë edhe kryetar i Këshillit Komuna të Komunës së Veleshtës. Jozyrtarisht, ai pritet të mbështetet gna OBRM-PDUKM.

Kundër tij nga radhët e BDI-së do të kandidojë Ramiz Merko i cili është kryetar aktual i Strugës. Partia e tij pret që ai ta fitojë mandatin e tij të katërt i cili me shumë gjasa do ta ketë edhe mbështetjen e LSDM-së.

Ndryshe, zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata zyrtarisht do të fillojë më 27 shtator./Telegrafi/