Site icon Telegrafi

IDF-ja kryen sulme ajrore në jug të Libanit, Hezbollahu pretendon se ka gjuajtur për herë të parë në Izrael raketat Falaq-2

Aeroplanët ushtarakë izraelitë kanë kryer një seri sulmesh ajrore në jug të Libanit, duke shënjestruar një celulë dhe objektet nga ku lansoheshin raketa.

Bëhet fjalë për një celulë të Hezbollahut që ishte identifikuar duke u futur në një objekt, që përdorej nga ky grup më Markaba, transmeton Telegrafi.

Pasi morën dritën e gjelbër, aeroplanët bombarduan këtë objekt ka njoftuar IDF-ja izraelitë.

Lexo po ashtu Izraelitët publikojnë pamjet e shpëtimit të katër pengjeve

Gjithashtu bënë të ditur se kanë goditur objektet tjera të Hezbollahut, që kishte lansuar raketa siç ishin objektet në Chihine, Zibqin, Haninen dhe Houla.

Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për të paktën dhjetë sulme në veri të Izraelit – duke pretenduar se kanë përdorur për herë të parë raketat Falaq-2. /Telegrafi/

Exit mobile version