Telegrafi

Identifikohet vrasësi i priftit në Francë

Njeri nga sulmuesit, të dyshuar për vrasjen e priftit në një kishë në veri të Francës, ishte në liri me kusht dhe mbante alarmin mbikëqyrës, raporton BBC.

Prokurori Francois Molins ka identifikuar të dyshuarin si Adel Kermiche, 19 vjeçar, i cili ishte arrestuar dy herë gjatë vitit të kaluar për tentim për te arritur në Siri, transmeton Klan Kosova.

Lexo po ashtu Pengmarrësit ia prenë fytin priftit, para se të qëlloheshin për vdekje nga policia franceze (Foto/Video)

Kermiche së bashku me një sulmues tjetër kanë hyrë në kishën Saint-Etienne-du-Rouvray, gjatë meshës së mëngjesit.

Ata kanë prerë fytin e priftit para se të vriteshin nga policia.