Vrasësi i dyshuar i policit dhe gruas të tij në Paris është identifikuar si 25 vjeçari Laros Abala.
Abala në vitin 2013 është dënuar për shkak të lidhjes me organizata terroriste e cila operon në mes Francës dhe Pakistanit.
Ai ishte dënuar me tri vjet burg.
Dyshohet se Abala mbrëmë me thikë ka vrarë zyrtarin policor para shtëpisë së tij ndërsa ai është vrarë në operacionin policor, transmeton KP.
Pas aksionit në shtëpi është gjetur e vrarë edhe gruaja e tij dhe një fëmijë tre vjeçar i palënduar.