Site icon Telegrafi

Identifikohet vrasësi i këngëtares (Foto)

Policia në Florida ka bërë të ditur se vrasësi i Christina Grimmie është një fans i saji, i cili kishte qenë psikikisht jostabil.

Besohet se Kevin Loibl kishte shkuar në koncertin e këngëtares në Orlando me qëllimin për ta vrarë, pasi ishte shumë i armatosur. 27-vjeçari nga St. Petersburgu i Floridës kishte me vete dy revole dhe një thikë gjahu, transmeton Telegrafi.

LEXONI GJITHASHTU: Tragjike: Vrau këngëtaren, pastaj vrau veten

Ai gjuajti me armë drejt këngëtares në momentin kur ajo ishte duke nënshkruar autografe dhe më pas ka bërë vetëvrasje.

Grimmie më pas nga plagët e marra ndërroi jetë në spital. Ajo ishte 22 vjeçare.

Një numër i madh i yjeve muzikore kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e këngëtares. /Telegrafi/

Exit mobile version