I njohur si Backdoor.AndroidOS.Obad., virusi trojan mund të dërgojë SMS porosi drejt numrave premium, për të shkarkuar programe tjera të infektuara duke i instaluar ato në telefonin e përdoruesit, ndërsa duke përdorur lidhjen e Bluetooth virusi mund të transferojë “infeksionin” në telefona tjerë.
Përveç të qenit i dëmshëm, virusi është jashtëzakonisht i vështirë për tu gjetur nga përdoruesi.
Unuchek thotë se ky virus përdor zbrazëtirat e sistemit të sigurisë që i lejon atij të marrë të drejtat e administratorit në telefonin tuaj dhe nuk lejon programe tjera anti-virus ta heqin atë. / Telegrafi /