Telegrafi

Identifikohet viktima e së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”

Është identifikuar viktima e aksidentit të komunikacionit të së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Prizrenit.

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuarin i cili me automjetin e tij ka goditur këmbësorin, kurse viktima  është identifikuar nga familjarët e tij.

“I dyshuari mashkull K/ Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar automjetin në autostradë, ka goditur një këmbësor mashkull. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe  dërguar në mbajtje. Personi i aksidentuar është identifikuar nga familjaret”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/