Telegrafi

Identifikohet viktima e parë e sulmit në Mançester (Foto)

Policia ka identifikuar viktimën e parë të sulmit terrorist në Mançester. Bëhet fjalë për adoleshenten Georgina Bethany Callander 16-vjeçe të cilën miqtë e quanin Gina.

Një shok i saj ka deklaruar për mediat angleze, se ajo kishte vdekur pas shpërthimit, transmeton Telegrafi.

Ajo kishte shprehur edhe gëzimin e saj për koncertin e shumëpritur të këngëtares Ariana Grande edhe në profilin e saj në Tëitter, ku kishte shkruar se është e lumtur se çfarë do të sheh nesër.

Lexo po ashtu Mesazhi rrëqethës i ISIS-it para sulmit në Mançester: Luanët e Shtetit Islamik kanë filluar të vrasin të gjithë të krishterët (Video)

Pas përfundimit të koncertit të pop këngëtares në Manchester Arena kishte ndodhur një shpërthim i fuqishëm, ku si pasojë kanë humbur jetën 22 persona dhe 59 tjerë janë plagosur. /Telegrafi/