Telegrafi

Identifikohet trupi i pajetë që u gjend ndërmjet Frëngovës dhe Ladorishtit

Trupi i pajetë i cili ishte gjetur para disa orësh në objektin e braktisur të ”Uniplast” i përket një të riu të moshës 23 vjeçare E .I. nga Shqipëria, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç mëson Strugalajm.com i riu nga Shqipëria ishte gjetur i varur nga një bari. Jo zyrtarisht mësohet se trupi ka qenë në fazë të shpërbërjes dhe me shumë gjasë kishte qëndruar disa ditë në vendin e përmendur.

Nga policia informojnë se po hetohet rasti por jo zyrtarisht thuhet se i riu është vetëvrarë me varje./Telegrami/