Telegrafi

Identifikohet sulmuesi që vrau një pjesëtar të FSB-së dhe plagosi pesë tjerë në Moskë, ushtronte vazhdimisht në poligon të qitjes – punonte në kompani private të sigurimit

Sulmuesi që vrau mbrëmë një pjesëtar të Shërbimit Sekret rus dhe plagosi pesë persona tjerë pranë selisë të këtij Shërbimi në Moskë, ka qenë anëtar i një poligoni të qitjes, raportojnë mediat ruse.

Ai është vrarë dhe identifikuar, por autoritet ruse nuk kanë zbuluar identitetin e tij. Megjithatë televizioni REN dhe e përditshmja Kosmomolskaja Pravda, raportojnë se bëhet fjalë për Jevgeni Manjurov, 39-vjeq, banor i Podolskit në periferi të Moskës, transmeton Telegrafi.

Thuhet se Manjurov kishte punuar në një kompani private te sigurimit dhe se vazhdimisht ka ushtruar në poligonin e qitjes. Posedonte një arsenal të vogël të pushkëve dhe revoleve, dhe vazhdimisht merrte pjesë në gara për qitje.

Policia ruse në orët e hershme të mëngjesit ka bastisur apartamentin e tij, në të cilin jetonte së bashku me të ëmën, raporton Reuters. /Telegrafi/