Telegrafi

Identifikohet sulmuesi në Luvr

Policia franceze ka identifikuar sulmuesin, i cili sot tentoi të kryejë sulm në muzeun e famshëm francez Luvr. Sulmuesi është egjiptiani Abdullah Reda El-Hamami, 29 vjeçar, i lindur në Dakahlia Governorate, një provincë në verilindje të Kajros.

Mediat franceze kanë raportuar se sulmuesi nga Egjipti kishte arritur në Francë në fund të janarit.

Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris ishte mbyllur sot pak pasi u hap, pasi ishin dëgjuar të shtëna me armë nga një ushtar roje, i cili ishte kërcënuar nga një person i armatosur me thikë.

Agresori i armatosur me thikë kërkonte që të hynte në muze me një çantë dhe pasi nuk është lejuar nga ushtari, e ka kërcënuar atë me armën e ftohtë.

Policia kishte evakuuar gjithë personelin dhe vizitorët që ndodheshin në muze pak pas ngjarjes, ndërkohë ishte vendosur edhe një perimetër i gjerë sigurie.