Site icon Telegrafi

Identifikohet sulmuesi i cili vrau 39 persona në Stamboll

Tashmë është identifikuar sulmuesi që vrau 39 persona në klubin e natës “Reina” në Stamboll.

Jahe Mashrapov raportohet se është personi, fotoja e të cilit është shpërnda anembanë botës si sulmues që plagosi edhe 69 persona.

Mësohet se është i lindur më 2 gusht të vitit 1988 në Kirgizi, popullata e të cilës përbëhet prej mongolëve dhe turqve, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth sulmit në Stamboll

Vlen të theksohet se deri më tani nuk është konfirmuar zyrtarisht se 29-vjeçari është sulmuesi në qytetin turk të Stambollit.

Kujtojmë se edhe sulmi ndodhi në natën e vitit të ri dhe se sulmuesi kishte të vendosur një maskë të babadimrit në fytyrë. /Telegrafi/

Exit mobile version