Telegrafi

Identifikohet personi trupi i të cili u gjet në ujërat e Liqenit të Ohrit

Policia njoftoi se 67 vjeçari L.A është personi i cili dje u gjet në ujërat e Liqenit të Ohrit.

Sipas MPB-së, më 28 gusht në ora 7:30 B,P (34) nga Shkupi, në SPB Ohër ka denoncuar se ka vërejtur një trup të pajetë në ujë.

“Është konstatuar se bëhet fjalë për L.A (66) nga Ohri. Vdekja pa lëndime në trup është konstatuar nga mjeku i ndihmës mjekësore”, theksojnë nga policia.

Po ashtu këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Ohër, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi është dërguar për autopsi./Telegrafi/